Shtetet gjermane po bëjnë presion për një zgjatje të mbylljeve dhe kufizimeve gjithëpërfshirëse deri në dhjetor, përpara një konference me kancelaren Angela Merkel të mërkurën për të koordinuar përgjigjen e vendit ndaj pandemisë së COVID-19.
Propozimet e tyre sugjerojnë reduktimin kufirit të pjesëmarrjes në tubime në dy familje deri më 20 dhjetor, me rregulla potencialisht më të lirshme për periudhën e festave të Krishtlindjeve.
Rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave dhe karantinës në shkolla janë gjithashtu në shqyrtim.
Kryeministrat gjermanë propozuan, gjithashtu, ndalimin e fishekzjarrëve, që lëshohen tradicionalisht në Gjermani gjatë periudhës së Vitit të Ri.
Merkel dhe politikanë të tjerë kryesorë e kanë përgatitur publikun gjerman për një zgjatje të mbylljes aktuale, që u njoftua fillimisht vetëm për muajin nëntor, pasi rritjet ditore të infektimeve të konfirmuara vazhdojnë të mbeten të larta./atsh/
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...