India është duke u përballur me një valë të tmerrshme të koronavirusit, prandaj edhe Franca po i del në ndihmë me paisje të oksigjenit që synojnë të ndihmojnë spitalet tashmë në prag të kolapsit në Indi.
Franca pritet ta dërgojë dërgesën e parë të ndihma në fund të kësaj jave, transmeton portali arbresh.info
Sipas Presidentit Emmanuel Macron, një gjeneratorë mund të ndihmojnë rreth 250 pacientë që vuajnë nga problemet e frymarrjes për shkak të koronavirusit.
Franca do të dërgojë gjithashtu makina për frymëmarrje, pompa dhe kontejnerë me oksigjen mjekësor të lëngshëm që synojnë të ndihmojnë deri në 10,000 pacientë në ditë, sipas Ministrisë së Jashtme franceze.
Franca bëhet vendi i parë në Europë që i del në ndihmë Indisë.
Qeveria franceze tha se përpjekja synon të sigurojë ndihmë afatgjatë për spitalet indiane si për krizën me të cilën po përballen tani ashtu edhe përtej pandemisë.
Franca është duke luftuar me një numër në rritje të infeksioneve edhe në vendin e vetë./arbresh.info/
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin