Google ADS

COVID-19: Ekuadori e bën të detyrueshëm vaksinimin për shumicën e qytetarëve

12:27 | 24 Dhjetor 2021
V. S.

Ekuadori ka njoftuar se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për shumicën e qytetarëve, duke thënë se masa është e nevojshme për shkak të rritjes së infeksioneve dhe përhapjes së varianteve të tilla si Omicron.

Sipas BBC,  ministria e Shëndetësisë tha se kishte doza të mjaftueshme për të “imunizuar të gjithë popullsinë”. Ata që kanë justifikim mjekësor do të përjashtohen.

Të gjithë të tjerët nga mosha pesë vjeç e lart duhet të vaksinohen.

Deri më sot, 77.2 e popullsisë me të drejtë vaksinimi iu janë dhënë dy doza.

Dhe më shumë se 900 mijë njerëz kanë marrë një dozë përforcuese.

Ministria tha se vaksinat ishin një “mburojë mbrojtjeje” kundër virusit, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme