Google ADS

Covid-19, Duterte: Të vriten ata që nuk respektojnë izolimin

10:40 | 3 Prill 2020
Trina Galanxhi

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka paralajmëruar se kushdo që shkel izolimin në ishullin Luzon do të pushkatohet nga ushtria ose policia, pasi vendo po lufton të parandalojë përhapjen e koronavirusit në vend.

Duterte, i cili është akuzuar për krime kundër njerëzimit, për shkak të luftës së tij të përgjakshme ndaj dilerëve të drogës, përmes një adresimi nga televizoni publik, ka paralajmëruar zero tolerancë për ata që thyejnë bllokimin, i cili hyri në fuqi më 15 mars dhe pritet të mbetet në fuqi deri me 14 prill, transmeton portal arbresh.info

Në Filipine janë konfirmuar më shumë se 2 mijë raste me koronavirus, 96 janë të vdekur dhe 50 persona janë shëruar.

Koronavirusi merr jetën e më shumë se 1000 banorëve të Gjermanisë

Sistemi i kujdesit shëndetësor në vend mund të kollapsitet nëse situata del jashtë kontrollit, pasi rastet me koronavirus janë duke u shtuar.

Duterte para qytetarëve tha se situata është duke u përkeqësuar, raporton Reuters.

“Edhe njëherë po ju them, dhe e kam shumë seriozisht, sepse urdhërat e mi dëgjohen në polici dhe ushtri. Nëse ndodh që dikush të thyejë rregullat e izolimit,  për shkak se jeta juaj është në rrezik, edhe do të mund të vriteni”, tha ai.

“A kuptuat?”, shtoi ai. “Të vdekur. Në vend se të shkaktoni telashe, unë do t’ju varrosë”.

Kërcënimet e Duterte erdhën pas raportimeve të trazirave në Quezon City, një pjesë me të ardhura të ulëta të kryeqytetit Manila, ku banorët po protestonin për mungesën e ndihmës qeveritare për ushqimin. Të paktën 21 persona u arrestuan, sipas CNN Philippines.

Duterte paralajmëroi gjithashtu se abuzimi ose diskriminimi ndaj punëtorëve mjekësorë, i nxitur nga stigma e ekspozimit të tyre ndaj Covid-19, ishte i papranueshëm dhe nuk do të tolerohej.

Megjithatë, shefi i policisë ka deklaruar se fjalët e Presidentit nuk janë marrë fjalë për fjalë, dhe se askush nuk do të pushkatohet për shkelje të izolimit./arbresh.info/

Të ngjashme