Kanë kaluar më pak se dy javë që kur Zelanda e Re ka ndërmarrë masa të rrepta, siç është ndalimi dhe i plazheve, pikërisht për shkak të koronavirusit, dhe ku qytetarëve u është thënë të mos bëjnë asgjë që mund të rëndojë shërbimet e urgjencës.
Njerëzit ecin nëpër lagjet e tyre, nëpër dyqane, por janë një metër larg njëri-tjetrit.
U deshën vetëm dhjetë ditë për të treguar se masat kishin efekt. Numri i rasteve të reja të infeksionit COVID 19 u ulën ditë pas dite.
Sms-ja
Një total prej 1,160 personash janë infektuar deri më tani në vend, ku ka vetëm një humbje jete.
Kryeministrja Jacinda Ardern është e vendosur të aplikojë karantinën katër-javore – dy cikle të plota 14-ditore të inkubacionit.
Sipas një reporteri të Washington Post, kur ajo u kthye në Zelandën e Re një muaj më parë pasi ishte në Korenë e Jugut, u trondit që zyrtarët nuk ia matën temperaturën e saj në aeroport.
Ajo u udhëzua të ishte në izolim për 14 ditë. Kufijtë u mbyllën më 19 mars, dhe dy ditë më vonë, Ardern lëshoi një plan katërfazor nga zyra e saj, duke qenë në një karantinë e plotë.
Të hënën, 23 mars, Ardern tha që i gjithë vendi kishte 48 orë për t’u përgatitur për një karantinë të plotë. Ajo tha në atë kohë që kishte 102 raste infektimi në vend.
Të gjithë duhej të qëndronin në shtëpitë e tyre për katër javët e ardhshme.
Vetëm disa orë para mesnatës, në telefonin celular të qytetarëve mbërriti një mesazh ku thuhej: “Vepro sikur të kesh COVID-19. Kjo do të shpëtojë jetë. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë dhe të bashkohemi kundër COVID-19”.
Ardern dhe ekipi i saj dërguan një mesazh të qartë për publikun: “Qëndroni në shtëpi, mos keni kontakte me të tjerët jashtë familjes, në këtë sfidë jemi të gjithë së bashku”. Njëherësh, ajo rregullisht u përgjigjej pyetjeve të njerëzve në Facebook-un e saj.
Qëllimi kolektiv
Në Zelandën e Re, është krijuar një ndjenjë e qëllimit kolektiv. Linjat e policisë u përmbytën nga thirrjet nga njerëzit që raportonin për të tjerët që shkelnin rregullat.
Pasi u raportuan 89 raste të infeksionit më 2 prill, më të shumtat brenda një dite, numri i rasteve të reja filloi të bie në ditët në vijim.
Shumica dërrmuese e rasteve mund të lidheshin me udhëtimet ndërkombëtare, të cilat lehtësuan kapjen e kontakteve të infektuara.
Duke pasur parasysh që ka pak prova të transmetimit lokal, Zelanda e Re nuk u përball me situatën që spitalet u përmbytën me pacientë. Vetëm një zonjë e moshuar, e cila ishte një paciente kronike, ndërroi jetë.
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...