Bullgaria, Serbia dhe Greqia ranë dakord sot të lehtësojnë kufizimet e udhëtimeve, në fuqi që nga mesi i marsit, si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit të ri.
“Nga 1 qershori, nuk do të jetë më e nevojshme të detyrohet një karantinë 14-ditore për njerëzit që udhëtojnë në Bullgari nga Greqia dhe Serbia, në një udhëtim pune ose për arsye familjare”, njoftoi kryeministri bullgar Boïko Borisov.
“Kufizimet nuk do të zbatohen më për diplomatët, për kamionët e transportit dhe për rnjerëzit në misione humanitare”, shtoi ai.
Sipas kryeministrit, kjo masë do të aplikohet edhe për turistët duke filluar nga 15 qershori.
Udhëtarët do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë në kufi për të vërtetuar se nuk kanë simptoma të COVID-19.
Marrëveshja për lehtësimin e kufizimeve u arrit gjatë një videokonferencë të bërë sot mes krerëve të qeverive dhe shteteve të Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë. /AFP/gazetaere/
Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në je...
Një tjetër rast, aeroplani holandez del nga pista në Norvegj...
Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në...
Abdixhiku jep detaje për ndërtimin e pesë stadiumeve të prem...
177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveri...
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...