Në gjashtë javë bota regjistroi 500,000 vdekje nga koronavirusi.
Kjo pasi shkalla e vdekshmërisë nisi të rritej konsiderueshëm që nga nëntori i 2020 si në Evropë ashtu edhe në Amerikën Veriore, raporton CNN.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, në fillim të pandemisë u deshën më shumë se gjashtë muaj që të regjistroheshin 500,000 vdekjet e para.
Deri mëngjesin e së dielës, SHBA’të numëronin 392,351 raste fatale të lidhura me koronavirusin, bilanci më i lartë në botë i viktimave.
Brazili nga ana tjetër ka raportuar më shumë se 200,000 vdekje nga Covid-19 deri më tani, ndërsa India dhe Meksika numërojnë më shumë se 100 mijë vdekje secila./Express/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...