Covid-19: Austriakët optimistë pas heqjes graduale të masave

23:54 | 18 Prill 2020
Trina Galanxhi

Pas heqjes graduale të masave shtrënguese për shkak të luftës kundër koronavirusit, austriakët ndjehen më optimist.

Sipas një sondazhi të fundit, 65 përqind presin që kriza ekonomike të jetë e gjatë, ndërsa 75 përqind besojën në ekonomia do të rimëkëmbet shumë shpejt, transmeton portal arbresh.info

Sa i përket rezultateve në luftën kundër pandemisë, 77% besojnë se Austria ia ka dalur të mbajë situatën nën kontrollë, ndërsa 81% besojnë se Austria vazhdon të menaxhojë krizën më mirë se shumica e vendeve të tjera të BE-së.

Megjithatë, 53 përqind e austriakëve thanë se cilësia e jetës së tyre është përkeqësuar për shkak të masave të marra kundër Covid-19.

Pavarësisht distancës fizike, 52 përqind e austriakëve thonë se pandemia ka kontribuar në unitet më të madh shoqëror.

Sa i përket vendeve të BE-së, 69 përqind e austriakëve e konsiderojnë BE-në të dobët pas pandemisë, ndërsa vetëm 15% besojnë se Bashkimi Europian do të dalë nga kriza më e fortë dhe më e bashkuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme