Covid-19: Austria shtyn hapjen e kafeneve dhe restpranteve

23:27 | 22 Mars 2021
Trina Galanxhi

Austria ka shtyrë rihapjen e kafeneve dhe restoranteve që ishte planifikuar të ndodhë me 27 mars.

Shtyerja e hapjes së tyre ka ardhur si pasojë e rritjes së infeksioneve me koronavirus, transmeton portal arbresh.info

Sipas Reuters, qeveria austriake është duke u përgatitur që të rregullojë kufizimet në vend.

“Masat e relaksimit do të pasojnë pas Pashkëve sa më shpejt që numrat në njësitë e kujdesit intensiv të jenë të qëndrueshëm”, ka thënë një burim qeveritar për Reuters.

Burimi shtoi se provincat më të goditura, përfshirë Vjenën, do të vendosin për hapat e ardhshëm këtë javë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme