Arabia Saudite ka nënshkruar sot një kontratë me Kinën për të testuar rreth nëntë milionë qytetarët e saj për Covid-19.
Marrëveshja e nënshkruar vlen rreth 264 milionë dollarë, transmeton portal arbresh.info
Marrëveshja parashikon që 500 punonjës të kujdesit shëndetësor kinez do të vihen në dispozicion të Riadit në mënyrë që të kryejnë me sukses testet e lartpërmendura në gjashtë laboratorët që do të ndërtohen në Arabinë Saudite, raporton AP.
Autoritetet Saudite thanë se marrëveshja me Grupin BGI të Kinës tregon se Riad është “në një garë kundër kohës për të diagnostikuar dhe izoluar çdo rast të ri”.
Sipas raportimeve të fundit, në Arabinë Saudite janë më shumë se 17 mijë persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 130 kanë vdekur si pasojë e infeksionit./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...