Google ADS

Covid-19: 14,510 të vdekur, mbi 3,30,000 raste me infeksion në 190 vende

23:45 | 23 Mars 2020
Trina Galanxhi

Koronavirusi që shpërtheu në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, ka infektuar njerëz nga 190 vende të botës, me mbi 14 mijë vdekje, me disa shtete që janë mbyllur komplet dhe me një ekonomi në rënie.

Në Itali gjatë ditës së sotme kanë vdekur 602 njerëz, duke e dërguar numrin total të të vdekurve në 6,079, transmeton portal arbresh.info

Në anën tjetër në Francë janë raportuar më shumë se 3 mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e dërguar në total numrin e të infektuarve në 19,856 dhe në 860 vdekje.

Gjithashtu , në Britani të Madhe, e cila edhe vendosi që të marrë masa gjatë natës së sontme, numri i të prekurve me koronavirus është mbi 900, duke e dërguar totalin në 6,650.

Në SHBA numri i vdekjeve ka arritur në 473, ndërsa numri i të infektuarve mbi 35 mijë.

Gjatë natës së sotme, gjithashtu janë regjistruar edhe 21 raste të reja në Kosovë, duke e rritur ndjeshëm numrin e të prekurve nga koronavirus.

Në ndërkohë, Banka Botërore prêt që të fillojë një financim prej 6 bilionë dollarëve për 50 vende të botës që janë të prekura nga koronavirus.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme