Gana është bërë vendi i parë që merr vaksinat e koronavirusit përmes skemës Covax.
Një total prej 600,000 dozash të vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit arritën sot në kryeqytetin e Ganës, Akra.
Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë thanë se ishte një “rast i rëndësishëm”.
“Ardhja e vaksinave Covid-19 në Gana është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë“, thanë ata.
Vendi i Afrikës Perëndimore ka regjistruar më shumë se 80 mijë e 700 raste të koronavirusit dhe 580 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Këto numra besohet të jenë më pak se numri aktual për shkak të niveleve të ulëta të testimit./tch/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare