Google ADS

Koronavirusi kinez deri më tani ka prekur mbi 6000 persona në mbarë botën!

22:51 | 29 Janar 2020
Arditë Shkodra

Të dhënat e fundit flasin që deri me tani kanë vdekur 132 persona dhe mbi 6000 të tjerë janë konfirmuar të infektuar nga virusi kryesisht në Kinë dhe që u shpërnda në Azi dhe pjesën tjetër të botës.

Përafërsisht 60 milion njerëz janë nën karantinë të plotë në qytetet kineze, shkruan CNN, transmeton indeksonline.

Po ashtu janë konfirmuar 91 raste të Coronavirusit jashtë Kinës, duke përfshirë 5 raste në SHBA.

Shtete si SHBA, Japonia dhe disa të tjera kanë filluar evakuimin e shtetasve të tyre nga Wuhani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme