Coronavirusi, deri sot ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz

09:02 | 12 Shkurt 2020
Arbresh Info

Coronavirusi ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz dhe ka infektuar mbi 45,000 njerëz në të gjithë botën.

Shumica dërrmuese e rasteve janë në territorin e Kinës. Coronavirusi, i cili filloi në Wuhan të Kinës, tani është përhapur në të gjithë botën. Shumica dërrmuese e rasteve dhe vdekjeve janë akoma në territorin e Kinës, të përqendruar në provincën Hubei, nga të cilat Wuhan është kryeqyteti.

Sidoqoftë, rastet janë konfirmuar edhe në 27 vende dhe territore të tjera.

Le t’i zbërthejmë numrat:

Vdekjet:

Në territorin e Kinës:1,113

Jashtë Kinës: 2 (një në Hong Kong, një në Filipine)

Gjithsej globale:1,115

Rastet e konfirmuara:

Në territorin e Kinës: 44,653

Jashtë Kinës kontinentale: 518

Gjithsej globale: 45,171

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, gjithsej 4,740 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme