Coronavirus, shkon në 197 numri i viktimave në Itali

00:34 | 7 Mars 2020
Trina Galanxhi

Numri i vdekjeve nga coronavirus në Itali ka shkuar në 197 pas rritjes më të madhe ditore të vdekjeve që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes.

Zyrtarët thanë se 49 njerëz kishin vdekur në 24 orë, ndërsa më shumë se 4,600 raste janë raportuar në total, transmeton portal arbresh.info

Italia është vendi me vdekjet më të mëdha jashtë Kinës, ku virusi u shfaq në dhjetor.

LEXO EDHE: Serbia konfirmon rastin e parë me coronavirus

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se afro 100,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me coronavirus.

Më shumë se 3,000 njerëz kanë vdekur, shumica në Kinë.

Instituti kombëtar i shëndetësisë tha se mosha mesatare e atyre që kanë vdekur ishte 81 vjeç, me shumicë që vuan nga problemet themelore shëndetësore. Rreth 72% e të gjithë atyre që kanë vdekur ishin burra.

Sipas të dhënave të qeverisë, vendi ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në çdo vend të botës me 4.25%.

Qeveria italiane ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave për 10 ditë, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.

Të gjitha ndeshjet sportive, përfshirë edhe ato të Serie A do të luhet pas dyerve të mbyllura për një muaj.

Së fundmi edhe Franca ka marrë vendim që të mbyllë shkollat për shkak të përhapjes së coronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme