Në bursë ka rënë qetësia. Në tryezat rrumbullake të pajisura me kompjuter, ku punojnë tregëtuesit e aksioneve, sheh vetëm ndonjerin të ulur diku në vetmi. Të tjerë financierë të bursës punojnë nga shtëpia. Të intervistosh ndokënd në sallën kryesore të bursës është e ndaluar.
Në mur tabelat klasike të bursës shfletohjnë herë pas here automatikisht pllakëzat e bardha ose të zeza, që tregojnë kurset e aksioneve. Prej kohësh në fakt kjo tabelë mund të ishte zëvendësuar me një monitor digjital, por këtu në bursë tregëtuesit janë të kënaqur që vazhdojnë të ekzistojnë tabelat shfletuese. Të paktën kështu ndihet të ketë pak aktivitet tek dëgjon shfletimin e pllakëzave shenjuese, sepse ndërkohë në bursë nuk bëzan më askush, vrulli e thirrjet si dikur në sallën kryesore prej kohësh kanë marrë fund.
Por edhe sa do të vazhdojë të ecë mirë bursa?
Tabela e DAX-it në ballë të sallës së tregtimit të aksioneve tregon me saktësi ndryshimin e indeksit gjerman të aksioneve, që menaxhohet prej kompjuterave të komanduar diku shumë larg kësaj godine. Grafiku i DAX-it është në të shumtën e kohës një linjë me zik-zaket e kurbës, që shkon vetëm lart, sepse aktualisht me vlerën 15.000 pikë DAX-i ka arritur një nivel të paparë ndonjëherë më parë. Depozituesit me kujdes vazhdojnë të manovrojnë me depozitat e tyre duke i dhënë DAX-it impulse të lehta në ngjitje, ndërsa pyesin veten: „A mund të vazhdojnë këto rekorde? Eshtë kjo e gjitha me bazë të fortë?” E vlen të theksojmë, që në fillim të pandemisë kursi i aksioneve kishte rënë në mënyrë të pashembullt.
Bursa: „Vër maskën dhe ec përpara”
Gati dhjetë përqind u rrit DAX-i sivjet në tremujorin e parë, në të njëjtën kohë ekonomia gjermane u tkurr sërish. Izolimet prej koronavirusit dhe një rihapje që po shtyhet gjtihnjë e më shumë kryesisht në tregtinë me pakicë apo në gastronomi nuk i kanë stepur depozituesit në tregun e aksioneve. Vër maskën dhe ec përpara, kjo duket të jetë aktualisht motoja në bursë. Shpresa bazohet tek ndihmat miliardëshe e bilionëshe të shtetit, që po premtohen kudo në botë. Në BE do të derdhen 750 miliardë Euro në fondet e rindërtimit Next Generation EU dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden do të investojë para në infrastrukturë. Ende asnjë cent nuk është lëvruar nga këto, por shpresa në bursë i ka dhënë krah tregtimit të aksioneve.
Skenari i “kaçurrelëses së artë”
Por nga ana tjetër edhe spekulimet me çmimet e larta e kanë rritur inflacionin. Këtë mund ta kuptosh prej interesave, që janë rritur për bonot amerikane të thesarit (Treasury Bonds dhjetë-vjeçare), ato kanë aktualisht një interes me gati dy përqind. Por sidoqoftë nuk pritet që Banka e Rezervave të vendosë frenën. Shefi i Federal Reserve (Fed) disa herë gjatë muajve të fundit ka bërë të qartë, që bankierët e rezervave janë të gatshëm të tolerojnë një rritje të çmimeve deri në 2.4 përqind. Në një afat të afërt pra Fed do ta lerë të ulët interesin orientues nga 0 deri në 0,25 përqind dhe do të vazhdojë të blejë bono në tregje, çdo muaj për rreth 120 muliardë Dollarë. Kjo është makineria e prodhimit të parasë, që i mban tregjet në funksionim.
Rritja e çmimeve është e mirë për sipërmarrjet, të cilëve u duhet njëkohësisht të llogarisin me shtrenjtimin e kredive. Edhe në Eurozonë Banka Qendrore Europiane (BQE) vazhdon të mbështetet tek politika dorëlëshuar e parasë. Me këtë ajo ushqen skenarin e ashtuquajtur „kaçurrelësja e artë”: kjo nënkupton krijimin e një mjedisi me interesa të ulëta, inflacion të moderuar e po ashtu rritje ekonomike të moderuar. „Vajzën me kaçurrela” në fakt ende askush nuk po e sheh në bursë, madje për shkak të koronavirusit asaj do t’ia ndalonin hyrjen. Por mjafton vetëm që „kaçurrelësja” po luan tani rol në kokat e atyre që merren me bursën./dw/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...