Kreu i opozitës britanike të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ka deklaruar se adoleshentes britanike, e cila u bashkua me grupin terrorist DAESH në vitin 2015, duhet t’i lejohet kthimi në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me këtë, Corbyn vë në dyshim vendimin e Zyrës së Shtëpisë, e cila vendosi për të revokuar pasaportën e adoleshentes Shamima Begum. Ai mbështeti kërkesën e saj për t’u kthyer dhe argumentoi se ajo duhet të hetohet për besnikërinë e saj ndaj grupit terrorist.
“Ajo ka lindur në Britani, është e drejta e saj për të qëndruar në Britani dhe padyshim se ka shumë pyetje të cilat ajo duhet t’u përgjigjet, por edhe ca mbështetje që asaj i nevojitet”, tha Corbyn për ITV News, kur u pyet për 19-vjeçaren e bashkuar me DAESH-in.
Më tej, duke përsëritur se ajo ka të drejtë të kthehet në Britani, Corbyn tha se “në atë kthim ajo duhet të përballet me shumë pyetje për gjithçka që ajo ka bërë dhe më pas të vendoset për ndonjë veprim ose jo”.
Siç tha ai, vendimi për t’i hequr shtetësinë dikujt që ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar është “manovrim shumë ekstrem”.
Begum ishte 15-vjeçe kur ajo dhe tre shoqet e saj udhëtuan për në Siri dhe u bashkuan me DAESH-in në Raqqa, kryeqytetin e mëparshëm të këtij grupi terrorist. Atje u martua me një luftëtar holandez dhe lindi dy fëmijë, të cilët kanë ndërruar jetë.
Fundjavën e kaluar, ajo lindi fëmijën e saj të tretë në një kamp refugjatësh në Sirinë veriore dhe pak kohë më pas dha një intervistë për Sky News, ku iu lut popullit britanik që të tregojnë keqardhje dhe ta lejojnë atë të kthehet për hir të djalit të saj të porsalindur.
Sekretari i brendshëm britanik, Sajid Javid, i ka rezistuar presionit për të lejuar kthimin e saj dhe në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se shtetasit britanikë që janë bashkuar me DAESH-in do të parandalohen të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.
Menjëherë pas vendimit të Zyrës së Shtëpisë, qeveria e Bangladeshit refuzoi t’i japë Begum-it shtetësi, duke argumentuar se megjithëse prindërit e saj ishin shtetas të Bangladeshit, ajo vetë nuk ishte dhe kurrë nuk ka vizituar vendin më parë.
Begum tha se ishte e zhgënjyer, por jo edhe e befasuar kur dëgjoi vendimin e Zyrës së Shtëpisë për revokimin e shtetësisë së saj. Ajo theksoi se tani do të kërkoj shtetësi në Holandë, në vendin e origjinës së burrit të saj.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...