Kryeministri Giuseppe Conte ka pranuar mandatin për të formuar një koalicion të ri me zotimin se do të drejtojë një Itali më të bashkuar dhe më gjithëpërfshirëse, një javë pas rënies së qeverisë të dominuar nga nacionalistët.
Ai tha se Italia duhet të luajë një rol drejtues në Evropë, një ndryshim i dukshëm nga politikat e Legës (shq. Lidhja) së krahut të djathtë, transmeton portali arbresh.info.
Udhëheqësi i Ligës, Matteo Salvini nxiti rënien e koalicionit të mëparshëm.
Partneri i tij, Pesë Yjet, tani ka arritur një marrëveshje me të majtën qendrore.
Conte, një ish profesor i pavarur i Drejtësisë, e kishte vënë në pikëpyetje zotin Salvini në parlament javën e kaluar, duke e akuzuar atë për krijimin e një krize politike për “interesa personale dhe partiake”.
Pasi Presidenti Sergio Mattarella i dha atij një mandat për të formuar një koalicion të ri, ai tha se Italia duhej të kompensonte kohën e humbur pasi ishte në një “fazë shumë delikate”.
“Do të jetë një qeveri për të mirën e qytetarëve, për të modernizuar vendin, për ta bërë kombin tonë edhe më konkurrues ndërkombëtar, por edhe më të drejtë, më mbështetës dhe më gjithëpërfshirës.”
Conte gjithashtu ka akuzuar Liderin e Lidhjes se ka një obsesion për mbylljen e porteve për migrantët, dhe në një nga veprimet e tij të fundit si ministër i brendshëm, Z. Salvini refuzoi të lejojë një anije bamirëse shpëtimi në Itali që transportonte 100 migrantë.
Euroskeptiku Z. Salvini ka paralajmëruar një protestë në Romë më 19 tetor, duke dënuar koalicionin në lindje si të ngjizur në Paris ose Bruksel./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...