Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte deklaroi se në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian kanë lënë një axhendë pozitive dhe të hapur për të gjitha kanalet e dialogut në marrëdhëniet me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media pas Samitit të Liderëve të BE-së në Bruksel, Conte tha se kanë diskutuar me kujdes edhe çështjen e Turqisë. “Kemi biseduar këtu për të gjetur një zgjidhje të ekuilibruar”, tha ai.
“Ankarasë duhej t’i jepnim një shenjë për të përcaktuar se nuk jemi të kënaqur. Për këtë arsye përcaktuam një regjim sanksionesh që liston disa individë përballë nismave provokuese dhe të njëanshme që i interesojnë BE-së, të cilat nuk mund t’i pranojmë”, tha Conte duke bërë të ditur se vendet anëtare të BE-së nuk i ndajnë një e nga një.
Duke vënë theksin mbi rëndësinë e dialogut me Turqinë, Conte tha se “Bashkë me këto kemi lënë në të njëjtën kohë axhendë pozitive dhe të hapur për të gjitha kanalet e dialogut”.
Ai shtoi se lidhur me marrëdhëniet me Turqinë janë përpjekur për uljen e tensioneve dhe jo për qarqe vicioze.
Përtej hedhjes së një hapi drejt konkretizimit të fondit të shpëtimit, Conte e cilësoi si “historik” samitin dhe vlerësoi se “Ne e arritëm këtë duke riafirmuar parimin e mbizotërimit të ligjit, pa toleruar ndonjë nga parimet tona”.
“Diskutuam nevojën për forcimin e koordinimit mes vendeve anëtare në luftën kundër COVID-19, kryesisht gjatë pushimeve të dimrit”, tha Conte.
“Vendosëm theksin mbi rëndësinë e një qasjeje të koordinuar në çështjen e vaksinës. Nëse do t’ia arrijmë do të përpiqemi të organizojmë ‘Ditën e Vaksinimit’ për të treguar se Evropa vepron bashkërisht në këtë çështje”, tha kryeministri italian.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...