Kryeministri italian, Giuseppe Conte akuzoi ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini për mungesë besnikërie e obsesion me bllokimin e emigracionit përmes një letre të hapur, të publikuar në median sociale, duke thelluar akoma më tej përplasjen brenda koalicionit në pushtet.
Conte që nuk i përket asnjë partie, përmendi rastin e një anijeje shpëtimi të emigrantëve, që iu refuzua hyrja në portet italiane nga Salvini, për të sulmuar liderin e Legës së veriut, që ka kërkuar një mocion mosbesimi për qeverinë.
Në letrën e tij, Conte tha se ka bindur gjashtë vende të BE për të pranuar disa nga emigrantët në bordin e anijes humanitare Open Arms dhe akuzoi Salvinin për bashkëpunim të pandershëm duke keqinterpretuar edhe pozicionin e vetë Contes. Ai akuzoi ministrin e Brendshëm se po shfrytëzon çështjen e emigracionit për të tërhequr mbështetës në vend që të kërkojë zgjidhje me partnerët e Italisë.
“Unë e kuptoj përqendrimin tënd obsesiv tek çështja e emigracionit, duke reduktuar gjithçka tek formula “porte të mbyllura”. Ti je një lider politik dhe normalisht kërkon të rrisësh mbështetjen”, shkruan ai.
Salvini ndërkohë iu përgjigj komenteve të Contes në një konferencë për shtyp.
“Po, unë jam fajtor se jam i fiksuar me sigurinë e qytetarëve italianë, dhe me luftën ndaj trafikantëve njerëzorë, dhe OJQ-ve që bashkëpunojnë me trafikantët. 60 milionë italianë më paguajnë mua për këtë fiksim”.
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...