Google ADS

Conte mesazh popullit: Italia nuk ndalet, të impenjohemi të gjithë për koronavirusin!

22:00 | 4 Mars 2020
Arditë Shkodra

Pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp me vendimin drastik për mbylljen e të gjitha shkollave dhe pas publikimit të shifrave  shqetësuese zyrtare mbi statistikat e fundit të epidemisë së koronavirusit në nivel kombëtar, kryeministri Giuseppe Conte i është drejtuar popullit italian me një video-mesazh publik në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Nuk është hera e parë që ndodhemi përballë një emergjence kombëtare”, tha kreu i ekzekutivit italian.

“Por ne jemi një vend i fortë që nuk dorëzohemi, është në AND-në tonë. Sfida për të ndaluar koronavirusin, tha ai nuk ka ngjyrë politike e duhet të thërrasë vëmendjen e të gjithë kombit. Është një sfidë që kërkon impenjimin e të gjithëve.”

Statistikat e fundit të epidemisë së koronavirusit në Itali kanë shënuar deri më sot 107 viktima e 3089 persona të infektuar në 20 rajone nga 21 që ka e gjithë Italia, transmeton oranews

Përhapja e këtij virusi po vë në vështirësi serioze ekonominë e vendit e për ekspertët e ekonomisë pasojat janë më të rënda se ato që shkaktoi kriza ekonomike e pak viteve më parë.

“Por nëse do e kemi të domosdoshme t’i kërkojmë Bashkimit Europian fleksibilitet në bilanc, ka siguruar kryeministri italian, për të mbështetur familjet e sipërmarrjet italiane”.

Bashkimi Europian, tha ai, duhet të na mbështesë.

Për kryeministrin italian “objektivi i parë i qeverisë mbetet ndalimi i përhapjes së epidemisë.”

“Jemi të gjithë në një barkë”, tha ai.

“Kush ka timonin i duhet të tregojë rrugën e për t’ja dalë duhet të impenjohemi të gjithë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme