Google ADS

Conte apelon tek partia populiste për mbështetje të qeverisë së re

13:09 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri Giuseppe Conte u ka bërë thirrje anëtarëve të anti-establishmentit 5-Yjet për të mbështetur koalicionin e ri me opozitën Partia Demokratike (PD), duke thënë se qeveria e planifikuar mund të transformojë Italinë.

Conte ka mbajtur një raund të bisedimeve me liderët e të dyja partive 5-Yjet dhe PD për të krijuar një administratë të re, pas dështimit të qeverisë së kaluar kur e djathta ekstreme Liga u tërhoq për të nxitur zgjedhje të parakohshme, transmeton portali arbresh.info.

Anëtarët e 5-Yjet do të mbajnë një votim online në faqen e internetit të partisë për të vendosur nëse grupi duhet të bashkojë forcat me PD, armikun e saj tradicional.

Me rezultatin e pasigurt, Conte postoi një video në Facebook duke thënë se koalicioni i propozuar do të ishte i mirë për Italinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme