Fillimisht zoti Comey kundërshtoi, duke argumentuar se hetimi i udhëhequr nga republikanët ishte i motivuar politikisht.
Ligjvënësit e dy komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve po intervistojnë ish-drejtorin e FBI-së James Comey në një seancë me dyer të mbyllura të premten.
Paraqitja e zotit Comey përpara komisioneve u kërkua muajin e kaluar për të dëshmuar rreth hetimeve në lidhje me pretendimet se zyrtarë të fushatës së zotit Donald Trump kanë bashkëpunuar me Rusinë si dhe çështjen e email-eve të Hillary Clinton-it.
Fillimisht zoti Comey kundërshtoi, duke argumentuar se hetimi i udhëhequr nga republikanët ishte i motivuar politikisht. Por zoti Comey e zbuti qëndrimin ndaj intervistës me dyer të mbyllura pasi iu premtua se një kopje e zbardhur e seancës do të bëhej publike pas 24 orësh.
Sipas ligjvënësve republikanë qëndrimet paragjykuese kundër Presidentit Trump në mesin e zyrtarëve të lartë, sollën si rezultat përqëndrimin e FBI-së me hetimin e saj në lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë dhe më pak në hetimin e serverit privat të email-it të kandidates demokrate Hillary Clinton.
Sipas demokratëve, republikanët po përpiqen thjesht të ushqejnë një teori konspiracioni për të mbrojtur zotin Trump nga hetimi që po udhëheq Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...