Raportimet e mediave amerikane kanë bërë të ditur se Micheal Cohen, ish-avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, planifikon të dëshmojë para Kongresit amerikan më 27 shkurt, se Trump ka pasur njohuri paraprake për publikimin e emailave që do të dëmtonin rivalen e tij, Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Duke cituar një draft të dëshmisë, një varg mediash kanë thënë se Cohen, po ashtu ka planifikuar t’i tregojë një Komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, se Trump ka udhëhequr negociatat për një projekt në Moskë gjatë fushatës presidenciale, pavarësisht pse ai ka deklaruar se nuk ka interesa biznesore në Rusi.
Në një dëshmi të përgatitur para Komitetit për Reforma dhe Mbikëqyrje në Dhomën e Përaqësuesve, Cohen e ka quajtur Trumpin, “racist” dhe “mashtrues” dhe ka thënë se do të ofrojë dokumente për të dëshmuar pretendimet e tij lidhur me presidentin, përcjell rel.
Cohen, i cili fillimisht pati deklaruar zëshëm besnikërinë e tij ndaj Trumpit, duke thënë se do të “merrte plumb” për të, ka pranuar fajësinë muaj më parë se ka shkelur ligjin për financa të fushatës, duke thënë se në to kanë qenë të përfshira edhe para për të blerë heshtjen e dy grave, me të cilat Trump ka pasur lidhje.
Cohen po ashtu ka thënë se është fajtor, meqë ka gënjyer Kongresin në një rast të ndarë, me ç’rast ai pati bërë të ditur më shumë informacione për negociatat në mes të organizatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë për të ndërtuar një rrokaqiell një Moskë.
Në një deklaratë të publikuar më 26 shkurt, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka përsëritur deklaratat e mëparshme duke e akuzuar Cohenin se është gënjeshtar.
Ajo ka thënë se është “qesharake që dikush do të dëgjojë fjalën e Cohenit, që tani është i dënuar, dhe është patetike që ai të ketë edhe një mundësi për të shpërndarë gënjeshtrat”.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...