Ushtarët rusë qëlluan dy civilë të paarmatosur teksa po largoheshin pas një përballjeje në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.
CNN ka siguruar video të asaj që tani po hetohet si një krim lufte nga prokurorët ukrainas.
Të dy civilët vdiqën pas të shtënave të pashpirt, që bien ndesh me të ashtuquajturat rregulla të luftës të cilat ndalojnë shenjëstrimin e civilëve.
Sipas CNN që raporton se ka identifikuar viktimat, njëri ishte pronari i lokalit të shitjes së automjeteve, familja e të cilit nuk dëshiroi që emri i tij të bëhet publik, ndërsa tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një gjysh 68-vjeçar që punonte si roje atje.
Vajza e këtij të fundit, Julia, nuk mundi të durojë që ta shikojë videon e ditës së vdekjes së babait të saj, por po e ruan që një ditë t’ua tregojë fëmijëve të saj, që të mos harrojnë se sa të egër ishin pushtuesit.
“Ata janë xhelatët”, tha ajo për CNN. “Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur”./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve