CNN shkarkon tre punëtorë pasi nuk u vaksinuan kundër Covid-19

15:27 | 6 Gusht 2021
A. B.

Mediumi amerikan, CNN, ka shkarkuar tre punëtorë pasi ata kanë shkuar në punë pa u vaksinuar kundër Covid-19.

Drejtori i CNN-së, Jeff Zucker, e njoftoi stafin për shkarkimin e këtyre tre punëtorëve përmes një dërgese të së enjtes, duke ua përkujtuar se vaksinat janë të detyrueshme, nëse raportojnë nga jashtë zyrave ose në terren, ku kanë kontakt me punëtorët e tjerë, shkruan “The Guardian”, transmeton arbresh.info

“Më lejoni të jem i qartë – kemi politikë me zero tolerancë për këtë gjë”, shkroi Zucker në njoftimin për stafin.

Ai gjithashtu tha se maskat do të kërkohen për punëtorët në Atlanta, Uashington dhe Los Angeles, ku njerëzit nuk janë duke ngrënë, duke pirë apo në ndonjë hapësirë të mbyllur private.

Ndryshe, kompanitë dhe institucionet amerikane po zbatojnë politika të ndryshme rreth masave kufizuese në pandemi. Shtëpia e Bardhë ka mosmarrëveshje me guvernatorit e Teksasit dhe Floridës, ndërsa disa kompani po kërkojnë maska e vaksinim e të tjerat po e lënë këtë në vullnetin e stafit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme