Kushtet e motit edhe në shekullin 21 mund të ndikojnë në lëvizjet e luftës- domethënë mund të jenë një faktor në pushtimin rus në Ukrainë, prandaj edhe shumë gjeneralë ukrainas po pyesin veten nëse rasputitsta erdhi shpejt.
Rasputitsa është në fakt një term rus për motin me baltë gjatë pranverës kur udhëtimi nëpër Rusi dhe Ukrainë bëhet i vështirë. Zakonisht ndikimi i tij ndihet më shumë në muajin mars, me shkrirjen e parë të borës, transmeton portal arbresh.info
Deri me tani dimri ka qenë jashtëzakonisht i butë në pjesën më të madhe të Ukrainës. Analistët ushtarakë po debatojnë nëse vazhdimi i një dimri të butë mund të ndikojë në planet për një pushtim rus.
Vërtetë, Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo qëllim për të pushtuar Ukrainën, por nga ana tjetër ka mbledhur më shumë se 100,000 trupa ruse pranë kufijve të Ukrainës, së bashku me tanke dhe raketa balistike.
Videot nga rrjetet sociale që tregojnë disa zona ku janë vendosur forcat ruse tregojnë tokë të butë, të përmytur dhe shumë baltë. Të dhënat nga programi hapësinor Copernicus tregojnë se shumica e Europës Lindore kishte temperatura mbi mesataren në janar. Në Ukrainë, për shembull, temperaturat kanë qenë midis 1 dhe 3 gradë mbi mesataren për 30 vitet e fundit.
Koperniku thekson gjithashtu se në janar “Europa Lindore ishte kryesisht më e lagësht se mesatarja” dhe se dheu në Ukrainë ishte gjithashtu më i lagësht se zakonisht – që do të thotë më pak acar dhe më shumë baltë.
“Putinit do t’i duhet të presë pak derisa toka të ngrijë në mënyrë që të mund të vazhdojë,” tha presidenti amerikan Joe Biden muajin e kaluar.
Është e rëndësishme të kihet parasysh se struktura e tokës nuk ndikon në raketat e drejtuara me saktësi dhe tek sulmet ajrore. Ushtria ruse është përmisuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit me forcat ajrore, të cilat kanë shënjestrim dhe komunikim të përsosur, ndërsa shumë pilotë kanë fituar përvojë luftarake në Siri.
Tanket ruse, qindra prej të cilave tani janë afër kufirit me Ukrainën, nuk preken nga toka shumë e lagësht, megjithëse ato ndoshta do të përparonin më shpejt në terrenin e akullt.
Jo të gjitha strukturat e tokës janë të njëjta. Ukraina Lindore përbëhet kryesisht nga toka bujqësore, e cila është një terren ideal për tanke. Por ka ligatina të mëdha në kufirin verior me Bjellorusinë që mund të përbëjnë një sfidë të madhe për forcat tokësore ruse, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Gjithashtu, shumë varet nga lloji dhe shkalla e operacioneve ushtarake. Në fazat e hershme të pushtimit, sulmet ajrore dhe raketore mund të jenë më të rëndësishme se sulmet tokësore.
Javën e fundit, Rusia ka lëvizur një numër të konsiderueshëm raketash balistike pranë Ukrainës, me rreze veprimi prej 450km.
Svitlana Krakovska, drejtuese e Laboratorit për Klimatologjinë e Aplikuar të Institutit Hidrometeorologjik të Ukrainës, tha se ekzistonte një lidhje e qartë midis ndryshimit të klimës dhe dimrave gjithnjë e më të butë në Ukrainë. Kjo është veçanërisht e theksuar në Ukrainën lindore, ku temperaturat e dimrit janë mesatarisht rreth 3 gradë më të larta se në vitet 1960.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka qenë shumë i shqetësuar për ndryshimet klimatike në të kaluarën. Në vitin 2003, ai tha se ndryshimi i klimës mund të mos jetë aq i keq në një vend të ftohtë sa vendi i tyre dhe se “2 deri në 3 gradë nuk do të dëmtonin më”. Por ai kohët e fundit pranoi se ngrohja globale po dëmton gjithashtu mjedisin e Rusisë dhe tani ajo mund të ndikojë në planet e gjeneralëve të tij./CNN/arbresh.info/
Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për Krishtlindje, shëno...
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...