Rritja astronimike e çmimeve të gazit natyror, kostoja marrëmendëse e qymyrit, çmimit të naftës 100 dollarë për fuçi, kriza globale e energjisë e shkaktuar nga kushtet e motit dhe rritja e kërkesës janë duke u bërë edhe më të vështirë dimrin, pasi pikërisht tani rritet kërkesa më shumë për energji.
Qeveritë kombëtare në të gjithë botën po përpiqen të kufizojnë ndikimin e çmimeve tek konsumatorët, por pranojnë se ata mund të mos jenë në gjendje të parandalojnë faturat e larta, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Situata komplikohet më tej nga rritja e presionit ndaj qeverive kombëtare për të përshpejtuar kalimin në energji më të pastër ndërsa udhëheqësit botërorë përgatiten për një samit kryesor të klimës në nëntor.
Në Kinë reduktimet e energjisë tashmë kanë filluar, në Indi termocentralet po luftojnë njëri -tjetrin për qymyr. Kompanitë konsumatore në Europë po bëjnë thirrje për ndalimin e ndërprerjeve të furnizimit nëse klientët nuk mund të paguajnë menjëherë vlerën që detyrohen.
“Ky tronditje çmimesh është një krizë e papritur në një moment kritik. Prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë zbutja e ndikimeve shoqërore dhe mbrojtja e familjeve të cenueshme”, deklaroi zyrtari i lartë i energjisë për Bashkimin Europian, Kadri Simson.
“Çmimet ushqehen me frikën se si do të duket dimri”, tha Nikos Tsafos, një ekspert i energjisë dhe gjeopolitikës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një qendër studimi në Uashington.
Ai beson se ankthi ka bërë që tregu të ndahet në bazat e ofertës dhe kërkesës.
Kërkesa e furishme për gaz natyror gjithashtu rrit çmimet e qymyrit dhe naftës, të cilat në disa raste mund të përdoren si zëvendësues, por janë edhe më të dëmshme për mjedisin dhe klimën. India, e cila mbetet shumë e varur nga thëngjilli, tha këtë javë se 63 nga 135 termocentralet me qymyr kanë rezerva në më pak se dy ditë.
Këto rrethana janë shqetësuese për bankat qendrore dhe investitorët.
Çmimet në rritje të energjisë po kontribuojnë në inflacionin, i cili gjithsesi ka qenë një shqetësim kryesor, ndërsa ekonomia globale përpiqet të rimëbëkmbet për shkak të pandemisë.
Kriza u shkaktua nga një rritje e madhe e kërkesës për energji për shkak të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia dhe një sistemi të kalibruar me kujdes që lehtë mund të ndërpritet për shkak të ngjarjeve të motit ose problemeve mekanike.
Dimri jashtëzakonisht i gjatë dhe i ftohtë në fillim të këtij viti shteroi furnizimet me gaz natyror në Europë. Kërkesa në rritje e energjisë ka prishur procesin e furnizimit, i cili zakonisht ndodh gjatë pranverës dhe verës.
Në anën tjetër oreksi i Kinës për gaz natyror të lëngshëm o të thotë se tregjet e LNG nuk mund të mbushin boshllëkun. Rënia e eksporteve të gazit rus dhe erërat jashtëzakonisht të qeta e kanë përkeqësuar problemin.
“Kërcimi aktual i çmimeve të energjisë në Europë është vërtetë unik. Asnjëherë më parë çmimet e energjisë nuk janë rritur kaq shpejt. Dhe ne sapo kemi hyrë në vjeshtë, temperaturat janë ende të buta,” u thanë analistëve të energjisë në Société Générale klientëve të tyre këtë javë.
Kjo dinamikë po frikëson mbarë botën.
Në SHBA, çmimet e gazit natyror janë rritur 47 përqind që nga fillimi i gushtit. Lufta për thëngjillin po shkakton gjithashtu një kërcim të çmimit që shumë kompani europiane duhet të paguajnë për kreditë e karbonit, në mënyrë që të jenë në gjendje të djegin lëndë djegëse fosile. Për më tepër, kriza e energjisë po nxit çmimet e naftës, të cilat arritën nivelet më të larta të shtatë viteve në SHBA këtë javë.
Çmimet nuk kanë qenë aq të larta që nga viti 2014, transmeton portal arbresh.info
Rusia teorikisht mund të rrisë prodhimin.
Société Générale vëren se miratimi më i shpejtë nga autoritetet gjermane i tubacionit të gazit Nord Stream 2 politikisht të ndjeshëm, i cili do të transportonte gaz direkt nga Rusia në Europë, do të zvogëlonte ndjeshëm stresin. Presidenti rus, Vladimir Putin sugjeroi që Rusia të rrisë prodhimin e saj, duke thënë se gjiganti shtetëror i gazit Gazprom nuk ka refuzuar kurrë të rrisë furnizimet për konsumatorët e tij nëse ata paraqesin ofertat e duhura.
Skenari më i mirë sipas ekspertëve është që dimri të jetë i butë me temperature mesatare, gjë që do të lejonte që presioni të ulej në tremujorin e dytë të vitit 2022. Megjithatë, kushtet e këqija të motit në muajt e ardhshëm do të krijonin tension të madh, veçanërisht në vendet që mbështeten shumë në gazin natyror për prodhimin e energjisë, siç janë Italia dhe Britania e Madhe.
Britania është në një pozitë veçanërisht të vështirë sepse i mungon kapaciteti i magazinimit dhe duhet të merret me linjat e prishura të transmetimit në Francë.
Kërcimi i madh në kostot e energjisë, i cili nuk tregon shenja të rënies, po ushqen frikën e inflacionit, i cili tashmë i ka shtyrë politikanët të marrin parasysh me kujdes hapat e tyre të ardhshëm.
Çmimet e energjisë në vendet e zhvilluara u rritën 18 për qind në gusht, rritja më e madhe që nga viti 2008, sipas të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) të martën. Dhe kjo para se situata të jetë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit.
Faturat më të larta të energjisë mund të zvogëlojnë shpenzimet e qytetarëve për veshje ose aktivitete të tilla si dalja në restorante, gjë që do të dëmtonte rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë.
Nëse kompanive u kërkohet të zvogëlojnë aktivitetet e ruajtjes së energjisë, kjo gjithashtu mund të dëmtojë ekonominë.
Sipas analistëve egziston frika se çmimet e gazit do të rrezikojnë rimëkëmbjen e ekonomisë europiane pas pandemisë.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se paqëndrueshmëria e çmimeve mund të ndezë skepticizmin publik në lidhje me financimin e tranzicionit të energjisë, veçanërisht nëse konsumatorët kërkojnë investime më të mëdha në naftë dhe gaz për të parandaluar luhatjet e ardhshme.
Qeveritë që janë angazhuar për reduktimin e emetimeve po përpiqen të dërgojnë një mesazh të fortë si një masë paraprake, e cila mbështet dhe jo minon, mundësinë e investimit në një përzierje më të madhe të burimeve të energjisë.
“Ekziston një nevojë e qartë për investime afatgjata në energji të rinovueshme. Kjo na jep çmime të qëndrueshme dhe pavarësi më të madhe, pasi 90 përqind e gazit importohet në Bashkimin Europian”, tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen./Përktheu: arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...