Megjithëse të gjitha sondazhet në SHBA tregojnë se kandidati demokrat presidencial Joe Biden është dominant ndaj rivalit të tij, presidentit të tanishëm Donald Trump, zgjedhjet ende nuk kanë ardhur dhe Trump ka ende një shans të mirë për të fituar, njoftoi CNN.
Analiza e kërkimit parazgjedhor tregoi se Biden, në këtë moment, është në një pozitë më të mirë se çdo kandidat që nga viti 1936, kur filluan kërkimet e bazuara në një metodologji të re shkencore të hulumtimit të opinionit publik.
Sipas një sondazhi të lëshuar nga ABC News dhe Washington Post të dielën, Biden ka mbështetjen e 55 për qind dhe Trump 43 për qind të të anketuarve.
Ky është tashmë sondazhi i tretë kombëtar në të cilin Biden jo vetëm që ka më shumë se 10 për qind mbështetje nga Trump, por gjithashtu ka më shumë se 50 për qind të votuesve në krah për herë të tretë./Express/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...