Për të dytën ditë radhazi, çmimi i naftës së papërpunuar është rrit në nivelin prej 68.57 dollarësh.
Të dhënat e Institutit Amerikan të Naftës treguan se inventarët e naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ranë më shumë se sa pritej javën e shkuar, duke lehtësuar shqetësimet për tejkalimin e ofertës që kishte zvarritur në tregjet në seancat e fundit.
Në fakt, sipas Institutit, inventarët bruto të SHBA ranë me 3.2 milionë fuçi në javë deri në 20 korrik në 407.6 milionë fuçi. Rezervat e naftës së papërpunuar në Oklahoma ra me 808 mijë fuçi, ndërsa rezervat e benzinës ranë me 4.9 milionë fuçi, përcjell Telegrafi.
Rezervat e karburanteve të distiluara, që përfshijnë naftë dhe vaj për ngrohje, kanë rënë me 1.3 milion fuçi, krahasuar me pritjet për një fitim prej 207 mijë fuçi. /Telegrafi/
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...