Dobësimi i rritjes ekonomike po vazhdon të ndikojë në çmimin e karburanteve. Gjatë ditës e sotme është shënuar një rënie e çmimit për dy për qind, ndërsa në këtë gjendje po ndikojnë shqetësimet për kërkesën e ulët dhe rritjen e paqëndrueshme ekonomike në nivel botëror.
Lajmi për rënien ekonomike të Kinës ka shkaktuar edhe dobësim të vlerës në tregjet financiare të Azisë. Kina ka raportuar për rritjen më të dobët ekonomike në 30 vjetët e fundit, ndërsa mbyllja e fabrikave pritet të shkaktojë rënie të vazhdueshme dhe zvogëlim të vendeve të punës. Një fuçi me naftë gjatë ditës së martë është shitur për 61.25 dollarë.
Efektet e këtyre zhvillimeve po vërhehen edhe në shtetet tjera. Rritja ekonomike në Korenë Jugore ka rënë në nivelin më të ulët në gjashtë vjetët e fundit, më saktësisht në shifrën prej 2.7 për qind. Në anën tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se ekonomia botërore do të rritet për 3.5 për qind, ndonëse në tetor të vitit të kaluar ishte paraparë rritje për 3.7 për qind.
Pavarësisht rrethanave të vështira, çmimi i karburanteve po mbahet stabil për shkak të zvogëlimit të prodhimit nga shtetet kryesore të prodhimit të naftës, që ka filluar se zbatuari nga fillimi i këtij muaji, shkruan “Reuters”.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...