Venezuela është përfshirë në krizë politike dhe ekonomike që disa muaj.
Qeveria e presidentit Nicolas Maduro është akuzuar nga protestuesit dhe qeveritë perëndimore për autoritarizëm.
Në muajin mars, Gjykata Supreme i ka hequr pushtetin legjislativ Asamblesë Kombëtare, të zgjedhur në mënyrë demokratike, ndërsa është krijuar një asamble rivale për të rishkruar kushtetutën e vendit, përcjell REL.
“Që nga fillimi i vitit, mbi 130 njerëz janë vrarë në protestat në rrugë, shumica e tyre demonstrues antiqeveritarë, dhe mbi 500 të tjerë janë burgosur në mënyrë arbitrare”, tha përmes një deklarate Parlamenti Evropian.
Çmimi vjetor Sakharov është themeluar në vitin 1988 nga Parlamenti i BE-së për të nderuar individët dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...