Nevoja per reforme ka pushtuar edhe vete akademinë suedeze të Nobelit, që e ndan çmimin prestigjoz prej një shekulli. Institucioni është pllakosur nga disa skandale të cilat nuk lidhen me kritikat që kanë rrethuar në mjaft raste zgjedhjet e tij për çmimin e shumëlakmuar.
Ky nuk është problemi i vetëm për institucionin e nderuar. Dorëheqjen e paraqiti edhe vetë kryetarja e tij Sara Danius. Me njëmbëdhjetë anëtare që kanë mbetur, akademia e përbërë nga shkrimtarë, studiues të letërsisë e të gjuhësisë dhe historiane, nuk është më në gjendje të marrë vendime.
Sipas statutit, në përzgjedhjen e anëtareve të rinj duhet marrin pjesë të paktën dymbëdhjetë anëtare. Mendohet se për të zgjidhur ngërçin, vetë Mbreti Carl Gustav XVI, mbrojtës i trashëguar i institucionit, po përgatitet për të ndërhyrë mbi statutin duke e ndryshuar ate. 18 anëtarët e Akademisë zgjidhen për gjithë jetën e tyre, dhe në dokumentin bazë të saj nuk parashikohen masa për raste largimi vullnetar./tch/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...