Çmimet e naftës regjistrojnë rritje të lehtë

07:24 | 23 Mars 2016
Arbresh.info

Çmimet e naftës regjistruan rritje të lehtë të hënën në New York, në një treg që vazhdon të jetë optimist pas katër javë rresht me rritje të lehtë, por të qëndrueshme.

Çmimet për fuçi të “light sweet crude” (WTI) për livrimin në prill, fituan gjashtë cent duke arritur në 39,50 dollarë në “New York Mercantile Exchange” (NYMEX).

“Tregu është inkurajuar veçanërisht nga të rejat që vijnë nga Kina, konsumatori i dytë i naftës në botë. Bursa e Shangait regjistroi rritje të lartë të hënën pas deklaratave të bankës qendrore dhe të autoriteteve të tregut që nga njëra anë vazhduan injektimin e parasë dhe nga ana tjetër inkurajuan blerjen e aksioneve duke ulur normat e interesit”, komentoi John Kilduff, ekspert tek “Again Capital”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme