Çmimet e naftës kanë qëndruar të premten në tregjet ndërkombëtare në shkallën nën 53 dollarë, pasi tregtarët shfaqin drojën shtimi i prodhimit amerikan do të neutralizojë efektet e uljes së furnizimit të prodhuesve liderë me në krye Organizatën e vendeve eksportuese të naftës (OPEC).
Në tregun londinez çmimi i një bareli naftë pasdite ishte minus 34 centë dhe ka qenë 52,62 dollarë. Në tregun amerikan, një barel naftë është tregtuar pothuajse me çmim të pandryshuar në krahasim me një ditë më parë kur ishte 50,16 dollarë.
OPEC sot në faqen e saj të internetit ka njoftuar se një barel naftë në rafineritë e saja të enjten ka qenë 50,20 dollarë, që do të thotë se ka pasur rritje prej 76 centësh në krahasim me një ditë më herët.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...