Çmimet e grurit kanë rënë në nivelet e njejta përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën katër muaj më parë pas marrëveshjes së ndërmjetësuar të premten midis Kievit dhe Moskës për të lejuar eksportin e grurit ukrainas nga portet e bllokuara në Detin e Zi, sipas The Guardian.
Por pavarësisht rënies së çmimit, analistët shprehën skepticizëm në lidhje me aftësinë e marrëveshjes për të anashkaluar realitetet e konfliktit Rusi-Ukrainë mes dyshimeve mbi gatishmërinë e Moskës për të zbatuar marrëveshjen.
Në Euronext, çmimet e grurit për dërgesë në shtator ranë 6.4% në 325.75 dollarë për ton, ndërsa në Çikago ato çmime ranë 5.9% në 7.59 dollarë për buhel – ekuivalente me rreth 27 kg – që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.
Një korridor nga qyteti port ukrainas i Odesës do të rihapet për dërgesat globale të drithërave të bllokuara për shkak të luftës, tashmë në muajin e pestë./abcnews.al
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...