Çmimet e gazit natyror në Evropë u rritën me 60 për qind në dy javë

23:13 | 23 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Çmimi për megavat-orë i gazit natyror, i cili më 8 qershor tregtohej në Evropë me 79.4 euro, dje u rrit me 60 për qind duke shkuar në 127,17 euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i kontratës me afat i gazit për muajin korrik, që u tregtua në TTF, pikën virtuale të tregtisë së gazit natyror me qendër në Holandë me thellësinë më të madhe në Evropë, e filloi dje ditën me 124.6 euro për megavat-orë.

Më 8 qershor çmimi për megavat-orë i gazit natyror që tregtohej në Evropë me 79.4 euro, arriti në nivelin më të ulët të mbylljes në 4 muajt e fundit që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë e deri më sot.

Ndërsa më 16 qershor çmimi për megavat-orë i gazit natyror e mbylli ditën me 124.36 euro, duke arritur nivelin më të lartë të mbylljes që nga 31 marsi.

Në rritjen e çmimit të gazit natyror kanë qenë efektivë rënia e sasisë së gazit natyror që Rusia dërgonte në Evropë dhe mbyllja për shkak të zjarrit i terminalit Freeport LNG i cili ndodhet në Teksas të SHBA-së.

Kompania ruse e energjisë Gazprom, në një deklaratë më 14 qershor, njoftoi se dërgesat e gazit në Evropë përmes linjës Rrjedha Veriore (Nord Stream) është reduktuar nga 167 milionë metër kub në 100 milionë metër kub. Gazprom ka njoftuar se që nga 16 qershori nga linjat mund të sigurohet deri në 67 metër kub gaz natyror në ditë.

Në një deklaratë më parë nga kompania, ishte vënë në dukje se dërgesat përmes Yamal-Evropë janë ndaluar dhe se dërgesat përmes Ukrainës pothuajse janë përgjysmuar.

Gazprom, furnizimin me gaz për Evropën e siguron nëpërmjet “Rrjedhës Veriore”, Yamal-Evropë dhe linjave të tubacioneve në Ukrainë.

Kompania ruse më parë ka njoftuar ndërprerjen e gazit natyror për Poloninë, Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën dhe Holandën të cilat kanë refuzuar të bëjnë pagesën me rubla.

Një ngjarje tjetër që ka ndikuar në tregjet globale të gazit natyror ka qenë edhe njoftimi më 9 qershor për mbylljen me të paktën 3 javë për shkak zjarrit të terminalin Freeport LNG në Teksas të SHBA-së. Në një deklaratë më pas u tha se kompleksi nuk do të mund të hapet përpara fundit të vitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme