Google ADS

Çlirohet Robotyne, ushtarët ukrainas priten me lotë gëzimi e përqafime nga banorët

13:53 | 22 Gusht 2023
Pleurat Salihu

Trupat ukrainase evakuuan civilët me autoambulancën Bradley, pavarësisht se artileria vazhdimisht shkrepte predha, ka njoftuar Hanna Maliar, zëvendësministri e Mbrojtjes e Ukrainës, transmeton mediumi shqiptar.

Banorët e Robotyne nuk mund të ndalin lotët e gëzimit ndërsa ushtarët ukrainas çliruan pjesë të fshatit.

Një grua puthi një ushtar ukrainas, ndërsa të tjerët telefonuan të afërmit për t’u thënë se ishin të sigurt, në një video të publikuar nga brigada e 47-të e mekanizuar.

Një grua u pa duke puthur ushtarin ukrainas, derisa të tjerët u telefonin të afërmeve për t’ua bërë me dije se janë të sigurt.

Pamjet janë publikuar nga brigada e 47 e mekanizuar, kurse ky vend ka një rëndësi të madhe taktike, pavarësisht se rusët këtë rajon e mbushën me mina.

“Në aspektin psikologjik është shumë e vështirë”, i tha 52-vjeqarja trupave ukrainase.

Po tentonin të avanconin drejt pozicioneve të ukrainasve, ushtarët rusë vriten – goditen nga bomba që hidhet nga droni

Lexo po ashtu

Po tentonin të avanconin drejt pozicioneve të ukrainasve, ushtarët rusë vriten – goditen nga bomba që hidhet nga droni

“Kemi pritur aq gjatë sa që sot po ndodhë krejt papritur. Nuk mund të besonim se ata (ushtarët) janë tanët”, shtoi ajo.

“Tungjatjeta rreze dielli. Sa shumë na keni munguar”, thotë një grua tjetër që nuk mund të ndalte lotët derisa bisedonte me familjarë.

 

Të ngjashme