Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton e krahasoi dje presidentin amerikan, Donald Trump me ish-presidentin Richard Nikson, i cili në vitin 1974 dha dorëheqjen në mes të skandalit “Watergate”.
Ish-kandidatja presidenciale e bëri këtë deklaratën në ceremoninë e diplomimit në kolegjin ”Wellesley” të Bostonit, shkolla ku edhe vetë ajo u diplomua shkëlqyeshëm për Shkenca Politike, në vitin 1969.
Richard Nixon u dyshua se po pengonte drejtësinë, pasi ai shkarkoi prokurorin special të Departamentit të Drejtësisë, i cili po mbikëqyrte një hetim për veprimet e tij.
Clinton iu referua shkarkimit të prokurorit special, Archibald Cox, në vitin 1974, i cili drejtonte hetimet për skandalin e Watergate.
Disa analistë kanë krahasuar shkarkimin e Cox me shkarkimin që Trump i bëri shefit të FBI-së, James Comey, më 9 maj.
Javën e kaluar, ajo njoftoi krijimin e lëvizjes së saj të re ”Onward Together” (”Përpara së bashku”), për të mbështetur njerëzit që përfshihen në politikë dhe që kundërshtojnë administratën Trump.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...