Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka marrë një raport në të cilin thuhet se ekipi i Hillary Clinton ka financuar një dosje të akuzave që dëshmojnë lidhjet e tij me Rusinë.
Pretendimet e pabazuara thonë se Trump ishte filmuar me prostitute në një hotel të Moskës, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave amerikane, besohet se fushata presidenciale e Clinton dhe Komiteti Demokratik Kombëtar kanë ndihmuar në financimin e hulumtim.
“Viktimë këtu është Presidenti”, reagoi duke thënë Trump përmes një postimi në Tëitter.
Fusion GPS, me seli në Uashington DC, u pagua për të nxjerrë në pah “poshtërimin” e Trump, i cili atëherë ishte rivali i Clinton.
Për të përpiluar hulumtimin, besohet se firma ka kontraktuar Christopher Steele, një ish spiun britanik, i cili më parë ka punuar në Rusi.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, e cila shkroi: “Skandali i vërtetë me Rusinë është pagesa që ka bërë zonja Clinton”./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?