Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se ajo është e shqetësuar për rrugën në të cilën po drejtohet Britania e Madhe.
“Unë gjithnjë e kam admiruar Britaninë”, tha ajo në një ngjarje në sallëne Royal Festival të Sothbank Centre, transmeton portali arbresh.info
“Si admiruese e Britanisë së Madhe, jam e shqetësuar për atë që po ndodh”, shtoi ajo.
Ajo shtoi se është e shqetësuar edhe për Amerikën, duke shtuar se nuk e kupton politikën që po bëhet atje.
“Ne kemi një president që admiron diktatorët dhe merr ndihmën e tyre dhe bën të gjitha llojet e çmendurive”, tha ajo.
Clinton theksoi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është një rrugë e gabuar, pasi sipas saj ndarja e vendeve demokratike dërgon në rritjen e diktaturave dhe regjimeve autoritare./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...