Clinton e shqetësuar për Britaninë e Madhe

22:56 | 10 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se ajo është e shqetësuar për rrugën në të cilën po drejtohet Britania e Madhe.

“Unë gjithnjë e kam admiruar Britaninë”, tha ajo në një ngjarje në sallëne  Royal Festival të Sothbank Centre, transmeton portali arbresh.info

“Si admiruese e Britanisë së Madhe, jam e shqetësuar për atë që po ndodh”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se është e shqetësuar edhe për Amerikën, duke shtuar se nuk e kupton politikën që po bëhet atje.

“Ne kemi një president që admiron diktatorët dhe merr ndihmën e tyre dhe bën të gjitha llojet e çmendurive”, tha ajo.

Clinton theksoi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është një rrugë e gabuar, pasi sipas saj ndarja e vendeve demokratike dërgon në rritjen e diktaturave dhe regjimeve autoritare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme