Një erë e lehtë paqeje po fryn këto ditë në Mesdheun Lindor, ku Greqia dhe Turqia janë zotuar se do të rifillojnë bisedimet për gjetjen e një marrëveshjeje.
Pas tensioneve të fundit për kërkimet nën ujore në atë që konsiderohet prej dy vendeve si zonë ekonomike strategjike, duket se dy shtetet e përfshira në konflikt, po reflektojnë.
Ministria e jashtme greke ka konfirmuar në një deklaratë se së shpejti palët do të takohet në Stamboll, por nuk dihet se kur.
Samiti i BE-së, mbahet më 1 dhe 2 tetor teksa në axhendë janë dhe sanksionet për Turqinë.
Delegacioni grek do të drejtohet nga ambasadori, Pavlos Apostolidis, që do të shënojë dhe raundin e 61-të të bisedimeve eksploruese në Mesdheun Lindor.
Të parat filluan në vitin 2016, teksa prej atëhere nuk kanë munguar as tensionet.
Bisedimet
Me një fjali të vetme në komunikimin e saj zyrtar ministria e Jashtme greke ka njoftuar pasditen e së martës se do të fillojë bisedimet me Ankaranë.
“Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”,- thuhet në deklaratë.
Secila palë deklaron pozicionimet e saj dhe kërkon të mësojë synimet e palës tjetër. Ndërsa edhe ministria Turke e Mbrojtjes njoftoi se, takimi i pestë teknik midis delegacioneve greke dhe turke në selinë e NATO-s, ka përfunduar dhe takimet e reja do të zhvillohen javën e ardhshme.
Athina zyrtare deklaron se e vetmja mosmarrëveshje që ka me Turqinë është delemitimi i hapësirave detare dhe ZEE mes dy vendeve, ndërsa Turqia nga ana e saj, ka hedhur shumë çështje në diskutim.
Më herët, kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Mishel, zhvilluan një telekonferencë me presidentin turk Erdogan, në kuadrin e përgatitjes së samitit të lartë të BE-së, që u shty për në fillim të tetorit, ku një prej çështjeve do të jetë edhe aktiviteti i Turqisë në Mesdheun Lindor.
Prapaskenat
Megjithëse burimet diplomatike në Athinë shprehën optimiste për këtë zhvillim, përsëri ka një vetëpërmbajtje, pasi presidenti turk nga njëra anë i ka thënë kancelares Merkel se, është i gatshëm të fillojë bisedimet me Athinën, nga ana tjetër akuzon Greqinë se, ka pozicionime të papranueshme për kufijtë detar në Egje dhe Mesdhe.
Madje ndryshimi i qëndrimit të Erdoganit për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, cilësohet si një lëvizje që ai bën për të shmangur saknsionet e mundshme që mund të vendoste ndaj Turqisë samiti i lartë i BE, për kërkimet për naftë e gaz që ajo zhvilloi javët e fundit në ujërat detare në Mesdheun Lindor.
Për këto ujëra, Greqia pretendon së janë nën juridiksionin e saj, veprime që gati sollën një konflikt ushtarak mes dy vendeve.
Zhvillimet e fundit vijnë edhe pas deklaratës që u diskutua shumë në shtypin grek, të ambasadës amerikane në Ankara, për qëndrimin e saj në lidhje me të ashtuquajturën Kartën e Seviljes, të cilën SHBA nuk e konsiderojnë që të ketë status ligjor edhe në ditët e sotme.
Ndërkohë, pritet me interes të veçantë edhe telefonata e udhëheqësit turk me homologun e tij francez Makron, që do jetë edhe biseda e parë pas kritikave me tone të ashpra që kanë shkëmbyer dy liderët, për gjendjen në rajon./Express/
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...