Negociatorët në Katar po diskutojnë një marrëveshje për një armëpushim në konfliktin Izrael-Hamas.
Bëhet e ditur se bisedimet përqendrohen në një marrëveshje të propozuar për herë të parë nga presidenti amerikan, Joe Biden, në maj, e cila përfshinte tre faza.
Hapi i parë
Një periudhë gjashtëjavore ku forcat izraelite tërhiqen nga Gaza, ndërsa pengjet, përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, lirohen dhe shkëmbehen me qindra të burgosur palestinezë.
Hapi i dytë
Një shkëmbim i të burgosurve të mbetur, duke përfshirë ushtarë meshkuj, si dhe një armëpushim i përhershëm, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Hapi i tretë
Rindërtimi i Gazës.
Megjithatë, bisedimet kanë ngecur – me të dyja palët që pretendojnë se tjetra ka propozuar ndryshime që nuk mund t’i pranojnë.
Siç raportohet, Hamasi ka refuzuar një kërkesë izraelite për një prani të qëndrueshme ushtarake në kufi me Egjiptin dhe një vijë që përçanë Gazën, e cila do të përdoret për të kërkuar palestinezët e kthyer.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mohon se Izraeli ka bërë kërkesa të reja.
Ndërkohë Hamasi kërkon që militantët e profilit të lartë që organizuan sulme kundër izraelitëve të lirohen.
Ka gjithashtu mosmarrëveshje për kalimin nga hapi i parë në hapin e dytë, me frikën e një rikthimi të dhunës. /Telegrafi
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar