Kryediplomati i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden u takua sot në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kritik i ashpër i veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me liderin e Turqisë para takimit me liderin e Greqisë, në një turne që zgjati një javë i cili kishte për qëllim të qetësoj ternsionet që janë rritur në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.
Blinken dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan diskutuan për luftën dhe krizën humanitare në Gaza dhe ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, njoftoi Ministria e Jashtme turke, raporton aa transmeton Arbresh.info.
Procesi i gjatë i ka hidhëruar zyrtarët amerikanë, por kanë besim se Ankaraja së shpejti do të miratojë pranimin e Suedisë në NATO.
Ligjvënësit amerikanë kanë vonuar shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi derisa ajo të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancën më të fuqishme ushtarake./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...