Një grup prej rreth 20 civilësh janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, pjesa e fundit e qytetit jugor që është ende në duart e trupave ukrainase.
Ata janë grupi i parë që largohen që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mbylljen e zonës së gjerë industriale javën e kaluar, shkruan bbc, transmeton portal arbesh.info
Bisedimet janë duke vazhduar edhe për lirimin e rreth 1 mijë civilëve të bllokuar në fabrikë, ndërkohë që Rusia po rrit ofensivën e saj në lindje.
Më shumë se një javë më parë, pasi tha se Mariupol ishte kapur, Presidenti Putin u tha trupave të tij: “Bllokojeni këtë zonë industriale në mënyrë që asnjë mizë të mos kalojë”.
Megjithatë, mediat ruse kanë raportuar se 25 civilë arritën të largoheshin nga uzina Azovstal të shtunën, duke përfshirë gjashtë fëmijë nën moshën 14 vjeç – por nuk thanë se ku ishte çuar grupi.
Kjo u konfirmua nga ushtarët brenda fabrikës së çelikut, të cilët vlerësuan se rreth 20 gra dhe fëmijë janë larguar.
Marrja e Mariupolit do të ndihmonte planet e Moskës për të kapur të gjithë bregun jugor të Ukrainës, i cili do të bashkonte rajonet separatiste pro-ruse si Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore me Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në 2014./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I