Pas projeksioneve të disa prej mediumeve të fuqishme nëpër botë, të cilat e shpallën Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëheqës botërorë e kanë shfrytëzuar rastin që ta urojnë demokratin për këtë fitore.
Sidoqoftë, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë se është ende herët për ta përgëzuar Joe Bidenin dhe se do të presë që të zgjidhen të gjitha çështjet ligjore në SHBA para se ta bëjë një gjë të tillë, shkruan BBC.
Përveç tij, ka edhe liderë të tjerë botërorë që nuk e kanë uruar Bidenin – madje të disa prej vendeve që kanë ndikim në politikat ndërkombëtare.
Më poshtë mund t’i gjeni të renditur emrat e disa prej tyre:
Kim Jong-un i Koresë së Veriut
Vladimir Putin i Rusisë
Sunduesit e Arabisë Saudite
Xi Jinping i Kinës
Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë
Jair Bolsonaro i Brazilit
Viktor Orban i Hungarisë
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...