Cilat vende kanë shënuar më së shumti pacient të shëruar nga COVID-19

10:56 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Më herët është raportuar se numri i pacientëve të shëruar ka kaluar mbi 1 milionë, sipas matësit të rasteve të koronavirusit nga Universiteti i Johns Hopkins në Amerikë.

Më poshtë janë vendet të cilat kanë shënuar numrin më të madh të pacientëve të shënuar.

Amerika qëndron e para për nga numri i të shëruareve por gjithashtu edhe për numrin e më të infektuarve, shkruan portali arbresh.info

  1. Amerika – 1,070,026 të infektuar; 153,947 të shëruar
  2. Gjermania – 163,009 të infektuar; 123,500 të shëruar
  3. Spanja – 213,435 të infektuar; 112,050 të shëruar
  4. Kina – 83,956 të infektuar; 78,523 të shëruar
  5. Italia – 205,463 të infektuar; 75,945 të shëruar

Shumica e vendeve e kanë nënvlerësuar numrin e të shëruarve për shkak të rasteve të shumta aktive me koronavirus. Shtete të ndryshme madje kanë regjistruar pacient që janë shëruar në disa mënyra.

Sipas Universitetit të Johns Hopkins, deri më tani janë shëruar 1,014,931 pacient në të gjithë botën.

Britania e Madhe shënon vetëm 859 të shëruar nga gjithsej 172,481 raste me COVID-19./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme