Shumë protesta masive ndodhën në qytete të ndryshme në mbarë botën gjatë vitit që po e lëmë pas. Disa prej tyre e patën si rezultat rrëzimin e liderëve shtetërorë, të cilët dikur vlerësoheshin si të paprekshëm.
Miliona protestues në mbarë botën këtë vit kërkuan largim të qeverive të korruptuara, standard më të mira të jetesës, më shumë liri dhe më shumë të drejta.
Si rezultat i protestave, nga pushteti u rrëzuan liderët e Bolivisë, Algjerisë, Libanit, Irakut dhe Sudanit. Në disa vende të tjera, si në Kili dhe Ekuador, protestuesit i detyruan qeveritë që të lëshojnë pe ndaj kërkesave të shtresës së pakënaqur.
Përpos këtyre shteteve, protesta masive gjatë këtij viti pati në Francë, ku të ashtuquajturit “jelekverdhë” i vazhduan protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe së fundi edhe kundër reformës pensionale.
Në Spanjë, mijëra njerëz protestuan në rajonin e Katalonjës pas vendimit të Gjykatës Supreme për dënimin e separatistëve me mbi 100 vjet burgim për organizimin e referendumit për pavarësi.
Nga Evropa shkojmë në Lindje të Mesme. Me protesta të dhunshme këtë vit u përball Iraku. Më shumë se 450 njerëz u vranë dhe 20 mijë të tjerë u plagosën gjatë protestave kundër korrupsionit dhe shërbimeve të dobëta publike në këtë shtet. Në fund, kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi, u detyrua të japë dorëheqje.
Protestat më të gjata në rrafshin kohor gjatë tërë vitit u zhvilluan në Hong Kong, rajon me autonomi të kufizuar, i kontrolluar nga Kina. Pakënaqësitë në këtë qytet filluan në qershor të këtij viti dhe ende nuk kanë përfunduar. Protestat nisën shkaku i një projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.
Në Afrikë, protestuesit algjerianë i dhanë fund pushtetit 20-vjeçar të Abdelaziz Bouteflika-s, i cili u detyrua të japë dorëheqje më 2 prill të këtij viti.
Një diktator tjetër afrikan u largua nga pushteti këtë vit. Pas 30 vjetësh të qëndrimit në pushtet, Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti pasi shërbeu për 30 vjet si president i Sudanit, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kamion në Gran...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...