Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e shtetit të Kosovës për lejimin e blerjes së raketave Javlin, apo ndryshe FGM-148.
Sipas porcedurës së ShBA-së, tani kërkesa e aprovuar do të shkojë në Kongresin Amerikan, raporton Arbresh.info.
Lexo edhe:
SHBA-ja miraton kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke, thotë Presidenca serbe
Cilat janë specifikat e raketës “Javelin”
Javelin është një raketë e prodhuar nga ushtria amerikane e cila shërben si sistem antitank portativ.
Kjo lloj rakete u bë e njohur në luftën e Ukrainës mes Rusisë, ku ukrainasit gjegjësisht kanë pasur suksese në shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse.
Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.
Sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga ushtria amerikane, Raketat Javelin janë jashtëzakonisht të sakta në goditjen e objektivit, ndërsa çmimi është rreth 180 mijë dollarë.
Dizajni i tij “zjarr dhe harro” përmban udhëzim automatik infra të kuqe, duke i lejuar përdoruesit të kërkojë mbulim menjëherë pas lëshimit, në kontrast me sistemet e drejtuara me tela, si sistemi i përdorur nga Dragon, të cilat kërkojnë që një përdorues të drejtojë armën gjatë gjithë angazhimit. /Arbresh.info/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...